LajmeMaqedoni

Thirrje e MASH-it për financimin e harxhimeve për pjesëmarrje në garë ndërkombëtare në matematikë, informatikë dhe shkenca natyrore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje për mbulimin e harxhimeve për kotizimin dhe rrugën për pjesëmarrje në një garë ndërkombëtare gjatë vitit 2023 në sferën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore.

Kërkesa në thirrjen publike mund të parashtrojnë shoqatat e akredituara të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënës të Shkollave fillore nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2023 do të mbulojë shpenzimet për pjesëmarrje (kotizim regjistrimi dhe udhëtimi) në  garë ndërkombëtare në fushën e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore, për më së shumti gjashtë nxënës dhe maksimum tre mentorë, numri i të cilëve varet nga rregullat e organizatorëve të garës ndërkombëtare, si dhe në përputhje me mjetet në dispozicion në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, njofton MASH në thirrjen e shpallur.

Aty saktësohet se me garë ndërkombëtarë nënkuptohet gara në të cilin marrin pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme, ku dituritë krahasohen midis nxënësve nga shtete të ndryshme dhe bëhet rangimi i nxënësve  më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në gara ndërkombëtare.

Thirrja publike është e hapur deri më 31 tetor të këtij viti. Në të janë cekutr dokumentet që janë të nevojshme për paraqutjen dhe inforata për mënyrën e aplikimit. 

Show More

Related Articles

Back to top button