LajmeRajon

Raportimet se u arrestua në Turqi, flet avokati i Valdrin Sahitit

Avokati i disenjatorit Valdrin Sahiti, Besnik Berisha ka demantuar raportimet se Sahiti është arrestuar në shtetin e Turqisë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Avokati Besnik Berisha, tha se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

Ai tha se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

“Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, përfundoi Berisha.

Show More

Related Articles

Back to top button