LajmeMaqedoni

Transporti i nxënësve/ Policia ka shqiptuar 47 dënime, ndërsa 8 automjete janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm

Në aksioni për kontroll të automjeteve që kryejnë transport të nxënësve policia gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 47 gjoba. Nga MPB shtojnë se 8 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

“Gjatë ditës së djeshme (13.04.2023) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer aksion për kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në trafik. Tetë automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button