LajmeRajon

Kosovë, shënohet dita e të mbijetuarve nga dhuna seksuale

Kosova shënon për herë të parë 14 Prillin,  Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në shenjë solidarizimi me rreth 20 mijë persona të cilët vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale para 24 vjetësh.

Me propozim të presidentes Vjosa Osmani, Qeveria e Kosovës ditë më parë e caktoi datën e sotme si ditë që do t’i dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.Osmani ka deklaruar se shënimi i 14 Prillit do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button