LajmeRajon

Spanja: Ndihmë Shqipërisë për në BE/ Ministri i Jashtëm spanjoll pritet nga Xhaçka, vlerëson edhe bashkëpunimin në Turizëm

Shërbime konsulence dhe asistencë tenknike është një nga ndihmesat që Spanja do të japë për vendin tonë në procesin anëtarësues në Bashkimin Evropian.

Në funksion të saj dy ministrat e jashtëm, Olta Xhaçka dhe Jose Albares Bueno nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit. Tanimë që Shqipëria është në etapën e përshtatjes së legjislacionit me atë të BE-së, OltaXhaçka i i kërkoi homologut të saj, mbështetjen e Spanjë, në hapin e rradhës dhe thelbësor, atë të hapjes së grup-kapitujve.

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E JASHTME

E informova Ministrin Alvares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit, si dhe mbi pritshmëritë tona nga ky procesi. Deri në fund të këtij viti, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit, si dhe të hapë grupin e  kapitujve themelorë të negociatave.Për këtë arsye, i kërkova Ministrit që Spanja, si shtet anëtar dhe si Presidencë e Këshillit në këtë periudhë, të na mbështesë në këtë kërkesë dhe të lehtësojë diskutimet në Këshill për një vendim pozitiv për hapjen e grupit tëkapitujve themelorë, natyrisht të bazuar në merita. Unë jam vërtet e lumtur me gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje që gjetëm tek miqtë tanë spanjollë dhe dua të ndaj sot me ju lajmin që kemi rënë dakord bashkërisht per të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes vendeve tona me synim arritjen e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian.  Më konkretisht, në këtë memorandum parashikohet që Spanja, të na mbështesë duke ofruar shërbime konsulence dhe asistencë teknike, si dhe të përpiqet të ruajë përfaqësimin e duhur të Republikës së Shqipërisë në caktimin e fondeve të para-anëtarësimit (IPA III), duke stimuluar kështu tranzicionin e gjelbër dhe digjital, bashkëpunimin rajonal dhe shtimin e konvergjencës me BE, kjo edhe në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor. 

Ministri i Jashtëm i Spanjës u angazhua që së shpejti të realizojë një konferencë në nivel kryeministrash për të çuar më tej bashkëveprimin mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

JOSE ALBARES BUENO

MINISTER I JASHTEM, SPANJE

Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të jëtë shumë aktive gjatë presidencës sonë të BE-së, nga korriku deri në dhjetorin e 2023-it. Do të arganizojmë një takim në rang kryeministrash dhe ministrash të Bashkimit Evropian që do të na ndihmojë për të riforcuar këtë rrugë të përbashkët.

Dy ministrat si pikë reference të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve përmendën turizimin, prezencën e një prej rrjeteve me të suksesshme të hotelerisë në botë, Melia.

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E JASHTME

Me kënaqësi konstatohet një rritje e turistëve që vijnë nga Spanja nga viti në vit, si dhe interesi në rritje i bizneseve spanjolle për të investuar në Shqipëri në fushën e hotelerisë e së fundmi dhe në sektorin energjitik, agrobujqësi, etj, ku do të përmendja si një histori suksesi dhe si model për të ardhmen, prezencën në Shqipëri të Grupit Melia. 

JOSE ALBARES BUENO

MINISTER I JASHTEM, SPANJE

Ka një bashkëpunim privat në sektorin e turizimit dhe shpresojmë që të rritet prezenca e kompanive spanjolle në Shqipëri.

Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga diskutimet mes dy ministrave. Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavaruar, ata vlerësuan se marrëveshja i shërben qëndrueshmërisë së rajonit dhe gjithë Evropës.

Show More

Related Articles

Back to top button