LajmeMaqedoni

Skandal në spitalin e Tetovës, anesteziologu nxjerr live në TikTok gratë shtatzëna në sallën e lindjes

Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku një punonjës në spitalin e Tetovës, me profesion anestezit në repartin e Gjinekologji, ka xhiruar gratë, paciente në njërën nga sallat, “live në TikTok”.

Sapo rasti është bërë publik, drejtori i Spitalit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar.

Autoritetet maqedonase kanë arrestuar anesteziologun. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Sipas njoftimit të MPB-së ai është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri.

“Më 14.04.2023, ne ora 23:40, ne Odri te Tetoves, zyrtarêt policore kane privuar nga liria V.D. (43), duke vepruar pas kallëzimit te PV. , drejtor i Spitalit Klinik Tetove se V.D., i punësuar si anesteziolog ne spital, ka filmuar de publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” personelin mjekësor de pacientet te cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore”, thonë nga MPB për TV21.

Një video qarkulloi në rrjetet sociale ku një person, i punësuar si anesteziolog në repartin për pastrim në Gjinekologji, në Spitalin e Tetovës, ka xhiruar gratë – paciente në njërën nga sallat, #live në #TikTok!!!
TV21 ka verifikuar videon dhe u vërtetua se është xhiruar në Gjinekologjinë e Tetovës, dhe se personi që ka realizuar videon, është i angazhuar në këtë repart./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button