Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Takimi mes tyre ka nisur dhe i njëjti është i mbyllur për media.
Përndryshe, Abazoviq është duke qëndruar për vizitë në Kosovë ndërsa sot pritet ta mbyllë të njëjtën në qytetin e Pejës.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do ta presë në takim Abazoviqin në ora 15:40.
Ndërsa dje, pati takime me krerët e partive opozitare.