Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllaun e tij të vdekur, Enverin.
Haradinaj thotë se Enveri doli fitues në shumë beteja, por u nda nga jeta padrejtësisht në lire teksa shton se si familje do të vazhdojnë të jetojnë me kujtimin për të, njofton Klankosova.tv.
“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.