LajmeRajon

Rama bëhet operacion, mjekët me detaje rreth shëndetit të tij

Ekipi mjekësor që mori pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama dha sot detaje për gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, kreu i qeverisë del nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë.

Mjeku Gjata: U bënë ekzaminimet imazherike dhe duhej operuar. Operacioni u krye me laboraskopi në 2 pas mesnate. Si operacion shkoi mirë, gjendja është stabël, është gjendje e mirë pa temperaturë pa problem, sot do të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orëve do të shkojë në shtëpi, kryeministri nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Ai mund të ecë që sot, varet si do të shkojë. Operacioni është kryer në sallat që ne kemi patur është spitali i Kirurgjisë, i inauguruar para tre viteve. Do të keni komunikim në vazhdim. Është në gjendje të mirë, komunikon normalisht.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendiciti rreth orës dy të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button