GostivarLajme

Aksion Humanitar i OH “HILAL” në Gostivar

Të dielën, më 16 prill 2023, në ditën e njëzet e pestë të Muajit Ramazan, Muftinia e BFI-Gostivar, nëpërmjet Organizatës Humanitare Hilal që vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, e që janë donacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfit të Republikës së Turqisë, zhvilloi aksionin e saj humanitar të shpërndarjes së ndihmave në 320 pako në sasi prej 20 kg në pako.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Muftinisë së BFI–Gostivar, në emër të Muftiut H. Sabahudin ef. Zendeli, falënderuan përzemërsisht Reisul Ulemanë e BFI në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Kryetarin e O.H “HILAL” H. Fadil ef. Ramadanin, për këtë kontribut të jashtëzokanoshëm që në vazhdimësi po jepet për besimtarët e Muftinisë së BFI-Gostivar.

Në këtë aksion humanitar, të gjitha ndihmat u shpërndanë përmes këshillave të xhamive e që janë 55 në tri komuna: Gostivar, Vrapçishte dhe Mavrovë-Rostushë, e që më pas, ata në terrenin e tyre ku gravitojnë, do t’i përcjellin deri te besimtarët muslimanë.

Show More

Related Articles

Back to top button