Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë, mbrëmë ka shpërndarë pako ushimore për familjet në nevojë. Ata ishin donacion nga një familje nga fshati Reçan e cila kishte dhuruar 500 franga zvicerane dhe një tjetër nga Orqushi e cila kishte dhuruar 100 franga zvicerane.
Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, shprehet se do të vazhdojë traditën e humanitetit derisa ka bemirës të shumtë.
Ai tha se sikurse viteve tjera, edhe sivjet, gjatë gjithë muajt të shenjtë të Ramazanit kanë ndihmuar me qindra familje me ushqim, kjo falë donatorëve, para së gjithash mërgimtarëve.
Ndryshe, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë njihet për organizimin e aktiviteteve me karakter humanitar, me ç’rast përmes mërgimtarëve ajo vazhdimisht ndihmon nevojtarët, sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.