LajmeRajon

Dëshmitari i dytë pjesë e LDK-së dhe UÇK-së: Detaje nga deklaratat e tij

Dëshmitari i dytë i mbrojtur, që ka treguar se është anëtar i LDK-së nga viti 1992, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë për UCK-në, daljen publike të saj në vitin 1997.

Në dëshminë e tij, në varrimin e mësuesit Halit Geci me 28 nëntor 1997, kur u prezanta UCK-ja, dy ishin me maskë e një tjetër jo, u fol se është koha për luftë, për clirim dhe ska asgjë nga pacifistët.

Një pjesë e dëshmisë së tij para prokurorit:

Prokurori: Kur e ke dëgjuar për herë të parë UÇK-në?

Dëshmitari: Në Kosovë ka ekzistuar edhe më herët Ministria e Mbrojtjes. UÇK-ja si formacion ka dalë pak më vonë, në vitin 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

Prokurori: A iu kujtohet ndonjë incident konkret kur e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?

Dëshmitari: Ka qenë më herët kur u folke për UCK-në. Mirëpo pas vrasjes së komandantit legjendar Adem Jashari doli publikisht UÇK-ja dhe luftuam për ta. E kemi kuptuar nga komunikatat, kur e merrnin përgjegjësinë për ndonjë sulm.

Prokurori: Në 1997 ju vetë e keni parë atë komunikatë?

Dëshmitari: Jo. Nëpërmjet mjeteve të informimit.

Prokurori: Komunikatat e thonin në tekstet e tyre që kjo kryhej nga UCK-ja?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: A mund të na përshkruani si u bë publike UÇK-ja?

Dëshmitari: U bë publike pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij është bërë publike Ushtria Çlirimtare të Kosovës. E pas vrasjes së familjes Jashari i madh e i vogël u kyçën në ushtri. Me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci kemi qenë prezentë në varrim edhe vetë. Është fol që ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së Skënderajt, Idriz Reci. Kanë folë ata, pas tyne janë dalë përfaqësuesit e UÇK-së e kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehë ngushëllime.

Prokurori: A e dinit apo e mësuat se kush ishin ata që folën në ceremoni?

Dëshmitari: Pastaj e kemi mësuar kush janë ata. Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

Prokurori: A e mbanë në mend se cka ka thënë Mujë Krasniqi?

Dëshmitari: Ka lexuar diçka, ka bërë thirrje që të veprohet me UÇK-në e të ecim përpara. Muja ka qenë pa maskë, tjerët me maska. Më vonë e kemi kuptuar që ai pa maskë ka qenë Mujë Krasniqi.

Prokurori: Kush nga folësit ishte më i rreptë?

Dëshmitari: Vec me fjalë nuk arrihet lufta, pak a shumë kështu ishte fjalimi.

Prokurori: Më herët the një person e ka mesazhin më të ashpër. A e kujton kush ishte?

Dëshmitari: Po. Rexhep Selimi. Më tregoi dikush që ishte ai.

Prokurori: Si e kuptuat që mesazhi ishte të mos ndiqen më njerëzit pacifist?

Dëshmitari: Fjala ishte për Lidhjen Demokratike e Kosovës. Kjo sepse thanë që nuk mundemi vetëm me fjalë paqësore, por edhe lufta. U dijke kush është në Prishtinë, e kush punon në mënyrë paqësore. Në atë kuptim.

Prokurori: Sa pjesë të Malishevës kontrollonte UÇK-ja në qershor 1998?

Dëshmitari: Pothuajse komplet Malishevën.

Show More

Related Articles

Back to top button