LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE me akuzë ndaj Osmanit: S’respekton gjuhën zyrtare për përdorim ndërkombëtarë

VMRO-DPPMNE kërkon nga ministri i jashtëm Bujar Osmani  të jep dorëheqje dhe të përgjigjet penalisht për shkak se sipas tyre, krydiplomati i vendit  në  konferenca për shtyp  me të huaj,  fjalimin zyrtar e bën edhe në gjuhën shqipe.

Sipas opozitës maqedonase,  Osmani me këtë rast nuk respekton  gjuhën zyrtare të vendit për përdorim ndërkombëtar. Kërkojnë  nga Osmani që për pozitën e tij të paguar nga qytetarët e RMV-së,  në këmbim t’ua respektojë aktin më të lartë juridik.

“Nga takimi zyrtar  i ministrit Osmani me minsitrin e jashtëm të Spanjës, përmes pres konferencës qartë  shihet se Osmani e përdorë gjuhën shqipe, edhe pse dihet se cila është gjuha zyrtare e Maqedonisë për përdorimin ndërkombëtar e vërtetuar me kushtetutë. Bujar Osmani në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, i njohur për stilin e tij nënçmues, flet  rrjedhshëm në gjuhën shqipe edhe pse është i caktuar ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë.  Ky pushtet i LSDM-së dhe BDI-së në krye me Osmanin si minsitër i punëve të jashtme, vazhdimisht i shkel vlerat maqedonase nacionale,  ndërsa gjuha maqedonase është njëra nga vlerat më të mëdhaja që i ka populli maqedonas” – tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

MPJ kundërpërgjigjet: Veprojmë sipas kushtetutës dhe ligjit të gjuhëve

Demantojnë nga Ministria e Jashtme. Ministri Bujar  Osmani nëpër ngjarje drejtohet me gjuhët që i garanton kushtetuta dhe ligji, përgjgjigjen nga dikasteri i tij.

“Në secilën ngjarje, Ministri drejtohet para opinionit  vendas në  dy gjuhët   zyrtare të definuara sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Gjuhët, me ç’rast ministria siguron përkthim të duhur për mediat prezente. Përkujtojmë se përdorimi i gjuhëve zyrtare në RMV është materie e rregulluar më ligj,  ku në mënyrë precize  definohet përdorimi i gjuhëve zyrtare në vend dhe duhet të zbatohet në përputhje me rrethanat. Marrë parasysh se press konferencat janë çështje publike, ftojmë VMRO-DPMNE-në që t’i mbështes pretendimet  me ndonjë provë regjistirim apo incizim”.- thuhet në reagimin e MPJ

MPJ këkron nga VMRO-DPMNE  të kërkojë falje publike  për siç thonë, krijimin e panevojshëm të konfuzionit në opinion mbi baza etnike.

Show More

Related Articles

Back to top button