LajmeRajon

Konfirmon Policia, dy nxënës të lënduar nga rryma në shkollën “Faik Konica”

Komandant i zjarrfikësve, Mal Gashi ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në shkollën “Faik Konica”, pas pranimit të informatës se e njëjta ka hasur në telashe me energjinë elektrike. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se dy fëmijë kanë pësuar lëndime dhe po pranojnë tretman mjekësor në QKUK

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” kanë pësuar lëndime nga energjia elektrike, të marten.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mëngjesin e sotëm në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në qendër të Prishtinës si pasojë e televe të rrymës janë lënduar dy nxënës të kësaj shkolle. Të njëjtit janë duke marr trajtim në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Më herët të martën, telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Se në shkollë kishte probleme të kësaj natyre e ka konfirmuar Mal Gashi, Komandant i zjarrfikësve, më herët të martën.

“Kemi pranuar informatën se ka pasur problem me energjinë elektrike, ekipet janë tashmë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Show More

Related Articles

Back to top button