LajmeRajon

Austria uron Kosovën për heqjen e vizave

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë, ka uruar Kosovën për heqjen e vizave.

“Sot në Parlamentin Evropian është marrë me votim pengesa përfundimtare për liberalizimin e vizave të BE-së për Kosovën, duke filluar më së voni më 1 janar 2024. Ky është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së! urime!”, ka shkruar në faqen e saj Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.

Show More

Related Articles

Back to top button