LajmeMaqedoni

Aksident me të lënduar në Debërc

Dje në ora 14:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Dëbërc të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura me targa të Tetovës: Volkswagen Golf e drejtuar nga F.A. (65) dhe një seat që drejtohej nga 22-vjeçari S.M., të dy nga ky fshat të cilët ndodheshin të vetëm në veturat.
Në aksident shoferi F.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe S.M. me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektimin në vendin e aksidentit.TS

Show More

Related Articles

Back to top button