Operacioni i përbashkët është planifikuar të zgjasë deri më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje dhe synon të mbështesë shërbimet kombëtare në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit, duke përfshirë parandalimine krimit ndërkufitar, në mbledhjen dhe shkëmbimin e informacionit operacional dhe identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme, forcimin e bashkëpunimit operacional dhe mbështetjen e kapaciteteve operacionale.
“Ne presim që ajo të kontribuojë në trajtimin më efektiv të krimit ndërkufitar, duke përfshirë kontrabandën e migrantëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin si sfida globale.” E përbashkëta e këtij operacioni shihet edhe përmes investimit në personel dhe pajisje për të garantuar siguri më të madhe” – thonë nga MPB.
Planifikohet që gjatë vitit 2023, Frontex të vendosë më shumë se 100 oficerë, automjete patrullimi dhe pajisje speciale në kufirin e Maqedonisë me Greqinë, të cilat do të rrisin ndjeshëm kapacitetet për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit, duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat themelore të çdo personi. personi i prekur nga operacionet e FRONTEX është në qendër të aktiviteteve të agjencisë.
Në kuadër të vizitës së ministrit Spasovski, në koordinim të përbashkët të Frontex-it, Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracionit dhe Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare, u organizua Brifingu i Parë Operacional për anëtarët e Frontex-it, me të cilin zyrtarisht fillon Operacioni i Përbashkët.
Në takimin me shefin e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare, Sllavço Bogev në Kavadar, në të cilën ishin të pranishëm edhe pronarët e pesë kompanive me përgjegjësi shoqërore nga Kavadari, ministri Spasovski u ndau mirënjohje për partneritet dhe realizim të suksesshëm të qëllimeve. me interes të përbashkët për modernizimin e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme.