E përditshmja franceze “Le Parisien” zbulon se skuadra e PSG-së synon transferimin e Harry Kane. Kontrata e golashënuesit më të mirë të Tottenham Hostpur dhe kombëtares angleze skadon në fund të sezonit të ardhshëm, verën 2024.
Në gjurmët e Kane janë edhe Bayern Munchen e Manchester United, ndërkohë që tashmë edhe PSG-ja synon 29-vjeçarin, një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Një objektiv disi i papritur për një ekip që ka në sulmin e saj emra si Lionel Messi, Neymer e Kylian Mbappe. Pavarësisht kësaj, sipas medieve franceze, Harry Kane do të ishte si titullar me skuadrën e PSG-së, pasi përvoja e tij është e padiskutueshme.