LajmeMaqedoni

Osmani: Kuvendi ka miratuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani njofton se Kuvendi sot ka miratuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Osmani në profilin e tij në Facebook shkruan se në marrëveshje përfshihen njohja reciproke e letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ratifikoi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së.

Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Show More

Related Articles

Back to top button