LajmeRajon

Dodik: Bosnja dhe Hercegovina nuk do t’i liberalizojë vizat për Kosovën

Udhëheqësi i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, tha se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të ketë liberalizim vizash me Kosovën.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia më 3 nëntor nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, nikoqir i të cilit ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Marrëveshjet e nënshkruara nga udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pas gati dy viteve negociata, duhet që fillimisht të ratifikohen para se të hyjnë në fuqi.

Dodik tha se dje në Serbi ka dëgjuar një kundërshtim cinik që të gjithë kosovarët do të lëshojnë Kosovën, në momentin e parë që liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi.

‘’Kjo është hipokrizia e Perëndimit, i cili përpiqet të normalizojë diçka përmes negociatave me Beogradin, dhe pastaj në mënyrë të njëanshme të miratojë vetë masa të tilla’’- tha Dodik.

Ndër të tjera ai theksoi se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të ketë liberalizim vizash me Kosovën.

Parlamenti Evropian miratoi dje liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button