LajmeMaqedoni

Ministria e Drejtësisë publikon emrat e grupit të punës

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur emrat e ekspertëve që do të jenë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Sipas tyre, në periudhën në vijim lista e grupit punues do të plotësohet edhe me anëtarë të tjerë të cilët do të japin kontributin e tyre në pëgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Në grupin e ekspertëve bëjnë pjesë profesorë universitarë dhe gjykatës duke nisur nga ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, ish-gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, Margarita Caca Nikollovska, ish-gjyqtari dhe profesor i së drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski, profesori universitar Jeton Shasivari, profesoresha Ana Çupeska, profesoresha Elena Mihajllova Stratillati, profesoreshat Besa Arifi, Jagoda Mitrevska dhe profesoresha në Institutin e Historisë Kombëtare, Marija Pandevska.

Show More

Related Articles

Back to top button