LajmeRajon

Fillon vendosja e kontejnerëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Ka filluar vendosja e kontejnerëve në katër komunat veriore, ku të dielën do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash.

Kontejnerë po vendosen momentalisht në Zveçan, konkretisht tek rruga që shpie për në Zhazhë.

13 Qendra të Votimit do të bëhen alternative nga krejt 19 sa janë në tërësi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme organizohen pas dorëheqjes së katër kryetarëve në nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht këto zgjedhje u caktuan për 18 dhjetor, por u shtyn për shkak të rritjes së tensioneve.

Show More

Related Articles

Back to top button