LajmeMaqedoni

Shoqata e historianëve kërkon kthimin e historisë së klasës së gjashtë

Shoqata e historianëve të RMV-së reagon sot me një deklaratë për shkak të mungesës së Historisë në planprogramet për klasën e 6-të dhe kërkon moratorium të konceptit për arsimin fillor. 

Shoqata pohon se më 22 dhjetor 2022, kanë paraqitur kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për tërheqjen e tekstit për lëndën e sapo hartuar “Historia dhe Shoqëria” për klasën e VI-të, mbështetur nga një analizë kritike prej 30 faqesh, në të cilat vunë re 60 lëshime të rënda dhe gabime konceptuale., ndërsa paralajmëruan se do të krijojnë ide të gabuara te nxënësit, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen.

Ata po pyesin publikisht nëse ky tekst shkollor është tërhequr nga përdorimi, duke qenë se lëshimet e treguara kalojnë 30% të përcaktuar me ligj. Ata kërkojnë nga Ministria që të iniciojë një debat publik për përgatitjen e një koncepti të ri, në mënyrë që të mos bëhen lëshime të papranueshme edhe në të ardhmen.

Show More

Related Articles

Back to top button