LajmeRajon

Zhvillimet në Hagë: Dalin detaje për dosjen që Specialja e transferoi nga Kosova në Hagë

Lajmi.net raportoi dje se si Dhomat e Specializuara kanë kërkuar transferimin e një lënde nga një Gjykata e Kosovës në Hagë.

Ndonëse nuk bëhej e ditur se për cilin rast bëhej fjalë, Specialja i dha supremaci vetes duke kërkuar që të ndërpriten të gjitha procedurat në Kosovë, hetimet dhe të gjitha shkresat dhe rezultatet e hetimeve të dorëzohen në Hagë, shkruan lajmi.net.

E nga Dhomat e Specializuara kanë dhënë pak detaje në lidhje me rastin.

“Më 20 janar 2020, një gjyqtar i vetëm pranoi një kërkesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që procedurat para një gjykate të Kosovës t’i transferoheshin Dhomave të Specializuara të Hagës. Megjithatë, më 15 shtator 2022, Prokuroria e njoftoi gjyqtarin e vetëm për vendimin e saj për pushimin e kësaj procedure dhe për të mos dorëzuar aktakuzë për konfirmim”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Ata thonë se procedurat mbesin konfidenciale.

“Para se aktakuza të konfirmohet dhe të bëhet publike nga një gjyqtar i procedurës paraprake, procedurat para Dhomave të Specializuara janë konfidenciale. Tani që procedurat janë mbyllur, procesverbalet gjyqësore janë bërë publike. Megjithatë, gjyqtari i vetëm mund të redaktojë informacione të caktuara për arsye të privatësisë së personit në fjalë ose për të mbrojtur viktimat ose dëshmitarët ose familjet e tyre”, thuhet në përgjigje.

Zhvillime të papritura kanë ndodhur dje në Hagë, në Gjykatën Speciale atje ku Prokuroria i ka thënë urdhër një gjykate në Kosovë që t’ia transferojë lëndën për një të akuzuar për krime lufte.

Specialja këtë vendim e arsyeton mbi faktin e një rregulloreje të cilës i referohet ajo, ku vetëshpallë “supremaci” mbi të gjitha gjykatat tjera në Kosovë.

Shikoni se çka konkludon në një parashtresë ky institucion:

KUJTON se në bazë të neneve 10 dhe 54 të Ligjit dhe rregullit 203 të Rregullores së Procedurave dhe dëshmitë para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Rregullat”):

(a) Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj;

(b) Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që kanë të bëjnë me çështjet nën juridiksionin e sajl;

(c) çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë; dhe

(d) një urdhër nga DSK për shtyrje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.

Mbi këto vetëkonstatime, Specialja ka kërkuar që të transferohet lënda e një personi, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Nga tani e tutje, procedura ndaj të njëjtit do të vazhdojë në Gjykatën Speciale.

Ky është një zhvillim i paprecedentë i cili pritet të shkaktojë diskutime në Kosovë, mbi ekzistencën e kësaj mundësie apo jo.

URDHËRON [REDAKTUAR] që:

(a) SHTYJë dhe TRANSFERIM, pa vonesë, [REDAKTUAR] në Dhomat e Specializuara;

(b) PEZULLOJ, pa vonesë, çdo procedurë në [REDAKTUAR], duke përfshirë [REDAKTUAR]; dhe

(c) TRANSFEROJ, pa vonesë, çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me [REDAKTUAR], duke përfshirë çdo rezultat të hetimeve dhe të gjitha procesverbalet gjyqësore, tek Prokurori i Specializuar.

URDHËRON [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] që të përmbahen nga zbulimi i ekzistencës së këtij urdhri ose përmbajtjes së tij, përveç atyre, përfshirja e të cilëve është rreptësisht e nevojshme për transferimin dhe pezullimin e [REDAKTUAR], si dhe për transferimin e të gjitha dosjeve që kanë të bëjnë me çështjen.  /Lajmi.net/

Show More

Related Articles

Back to top button