LajmeMaqedoni

Shtyhet për më 10 maj seanca gjyqësore për rastin me spitalin modular të Tetovës

Ka dështuar sot mbajtja e seancës gjyqësore me fjalët përfundimtare për modularin e Tetovës. Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte mungesa e të akuzuarit të parë të këtij rasti, Florin Besimi, i cili, për shkaqe shëndetësore, nuk mori pjesë në seancën e sotme, shkruan Alsat.

Avokati i Besimit në fillim të seancës njoftoi gjykatësin Jordan Vellkovski për mungesën e klientit të tij për shkak se siç u shpreh ai, Besimi ka qenë me temperaturë.

Seanca e radhës për fjalët përfundimtare u caktua me 10 maj në ora 10:00.

Show More

Related Articles

Back to top button