Ngrirja e çmimeve, ishte në fokusin e raportit të Bankës Botërore për Maqedoninë. Kjo masë që Qeveria e zbaton prej disa muajsh, nuk është e qëndrueshme për bankën në plan afatgjatë. Banka paralajmëron se inflacioni do të jetë i lartë edhe këtë vit, mbi 9%, por beson se tregtarët që kanë përfituar nga situata dhe kanë bërë fitime të mëdha duhet të taksohen më shumë përmes taksës së solidaritetit. Taksa e sheshtë që zbatohet aktualisht favorizon tregtarët e mëdhenj, pasi që zbatimi i taksës progresive nuk pati mbështetje. Banka Botërore, po ashtu shpreson se Qeveria do të korrigjojë vendimin për rritjen e pagave të funksionarëve me 78%. Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene të Ligjit për paga dhe shpërblime të zyrtarëve, duke i hapur rrugën rritjes së pagave të funksionarëve të shtetit. Sipas parashikimeve të Bankës, vendi do ta përfundojë këtë vit me një rritje prej 2.4 për qind, që është më e ulët se parashikimi i mëparshëm, ndërsa vitin e ardhshëm ekonomia do të jetë më e dobëta në rajon dhe situata nuk do të përmirësohet as në vitin 2025. Maqedonia dhe Kosova ende kanë borxh publik mbi mesataren në rajon. Detyrimet e pashlyera nga ana e shtetit janë rritur për shkak të mos pagesës nga ana e shëndetësisë shtetërore dhe organeve vendore. Banka thekson se për shkak të pasigurisë politike dhe pasivitetit në Kuvend, është e mundur të shtyhet zbatimi i reformave të shteti./Alsat.mk
Read Next
25 minutes ago
Shkon në 25 numri i të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos
27 minutes ago
Rekord donacionesh për ceremoninë e presidentit Trump
48 minutes ago
Pala serbe largohet nga takimi në Bruksel, shkak aksioni kundër strukturave paralele në Kosovë
1 hour ago
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
2 hours ago
Gjermania do të dërgojë 60 raketa IRIS-T në Ukrainë me vlerë 60 milionë euro
3 hours ago
Protestë para ministrisë së Kulturës, administrata kërkon rritjen e pagave për 30 për qind
3 hours ago
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
3 hours ago
Kandidati për postin e Sekretarit të Mbrojtjes përballet me pyetje të vështira në Senat
3 hours ago
Anulohet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!
3 hours ago