LajmeMaqedoni

Vizita e presidentes Vjosa Osmani, nesër në Tetovë këto rrugë do të jenë të bllokuara

Komuna e Tetovës njoftoi se ditën e nesërme (27.04.2023), disa rrugë në Tetovë nuk do të jenë të qasshme, për shkak të vizitës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. “Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Sektorin për Punëve të Brendshme në Tetovë, do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit nga ora 5 e mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare”, thuhet në njoftim, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në:

Bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me Rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me Rrugën “Bllagoja Toska”.

Rrugën “Dervish Cara (JNA)”, nga kryqëzimi me Rrugën “Dimo Gavrovski” deri në Bulevardin “Ilinden”.

Bulevardin “Ilinden”, në kryqëzimin me Bulevardin “Iliria” deri në udhëkryqin me Rrugën “Dervish Cara (JNA)”.

Automjetet që parkojnë në rrugët e ndaluara do të tërhiqen për të siguruar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të rrugës.

“Komuna e Tetovës dhe SPB-Tetovë apelojnë tek qytetarët që të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore të qytetit në ditën e enjte, më 27 prill 2023, pa nevojë të domosdoshme dhe imediate, dhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit. Qytetarët duhet të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, urdhërat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë për të kontribuar në realizimin e vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ndodhet në Shkup ku realizoi takim me homologun e saj nga Maqedonia e veritu Stevo Pendarovski.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button