LajmeMaqedoni

Pacientët me fibrozë cistike kërcënojnë me protesta, kërkojnë ilaçin “Trikafta”

Asociacioni i pacientëve me fibrozë cistike kërcënon me protesta nëse ministria e Financave, ajo e Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor nuk njoftojnë mbi rrjedhën e procesit për blerjen e ilaçit “Trikafta”. Ata kërkojnë nga autoritetet që ilaçi të sigurohet për të gjithë pacientët dhe jo vetëm për disa të cilët janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Shkresa të cilën e dorëzuam deri në MF, MSH, Fondin Shëndetësor dhe në Qeveri që para festave të pashkëve përmes të cilës kërkojmë takim si shoqatë, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Derisa nuk marrim informata zyrtare përkatëse gjatë ditëve të ardhshme, atëherë mbetet që të mërkurën më 3 maj në orën 12 para ministrisë së Financave të dalim në protesta”, deklaroi Fiki Gaspar, Asociacioni I pacientëve me fibrozë cistike.

“Ne kërkojmë që ministri i Financave të na pranojë në takim dhe të na tregojë nëse gjithçka shkon si duhet, dhe sipas pritjeve tona. Ne duam të dimë nëse do ketë ilaç në mënyrë të vazhdueshme për pacientët sepse nuk guxon të ndalojë pranimi I ilaçit. Po ashtu kërkojmë që i njëjti të sigurohet për të gjithë pacientët dhe jo vetëm për disa”, u shpreh Stole Bojkov, Asociacioni I pacientëve me fibrozë cistike.

Ndryshe, ilaçi “Trikafta” muaj më parë u sigurua vetëm për 12 pacientë me fibrozë cistike të cilët ishin kategorizuar si pacientë me gjendje më të rëndë shëndetësore dhe me funksionalitet të ulët të veshkave. Me këtë sëmundje të rrallë janë të diagnostikuar rreth 140 persona. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button