LajmeSport

Futbollisti i talentuar me prejardhje nga Gostivari Zidan Tairi nënshkruan kontratë profesionale me Hoffenheim

Zidan Tairi nga Llakavica e Gostivarit, i cili me familjen e tij jeton në Zvicër, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman të futbollit Hoffenheim. Tairi i cili aktualisht është 16 vjeç, luan futboll që nga mosha e tij dy vjeçare, ndërsa për shtatë vite ka luajtur për F.C “Zürich” – U 17. Ai luan edhe për reprezentacionin e Zvicrës të grup – moshave U 16.

Në një intervistë për televizionin Globi, Tairi thekson se ka pasur ekipe të shumta evropiane të futbollit që kanë dashur transferin e tij, por ai së bashku me familjen kanë zgjedhur skuadrën e Hoffenheim-it, skuadër e njohur e cila u kushton vëmendje të veçantë talentëve të rinj. Tairi ndjehet krenarë dhe falenderues për këtë mundësi që i jepet.

“Jam shumë mirënjohës që mund të nënshkruaj kontratën time të parë me TSG Hoffenheim. Do të doja të falënderoja familjen time dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për të mundësuar këtë ndryshim. Pres sfida të reja dhe jam gati të jap gjithçka”, deklaron Zidan Tairi, futbollist.

I riu me talent të jashtëzakonshëm kontratë profesionale ka edhe me kompaninë e njohur për veshje sportive “Adidas” që para katër vitesh. Ajo do ti zgjasë edhe për tre vite, gjegjësisht deri në vitin 2026.

Show More

Related Articles

Back to top button