LajmeSport

Haaland, vendos rekordin e ri të golave në Premier Ligë

Sulmuesi i Man. Sitit, Erling Haaland ka vendosur rekordin e të gjitha kohërave për më shumë gola në Premier Ligw, në një sezon.

Norvegjezi realizoi golin e 33-të të sezonit, nëse merret vetëm kampionati i Anglisë. Gjithsesi, “qytetarët” kanë shtatë ndeshje të tjera përpara dhe golashënuesi mund të forcojë arritjen e tij. Më parë, rekordi i përkiste Mohamed Salah në sezonin 2017/18, egjiptiani shënoi 32 gola në 38 ndeshje.

Vini re se arritja e Haaland nuk është një rekord i plotë, pasi Endi Koll i Njukaswllit në sezonin 1993/94 dhe Alan Shireri i Blekkburnit, në sezonin 1994/95 shënuan 34 gola secili. Por më pas në kuadër të sezonit u zhvilluan 42 ndeshje.

Show More

Related Articles

Back to top button