LajmeRajon

Vjosa Osmani: Kishte përpjekje për zhdukjen e një populli

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ditën e të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve të Kosovës, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli, raporton Gazeta Blic.

“Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Presidentja Osmani.
Deklarata e plotë e saj:

Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta.

Show More

Related Articles

Back to top button