Më pak se një muaj pasi i tregoi derën Antonio Contes, Tottenhami është me trajnerin e tretë të sezonit Ryan Mason që do të drejtoj skuadrën pas shkarkimit të Cristian Stellinit deri në fund të sezonit.
Humbja e tyre e turpshme 6-1 nga Newcastle të dielën u përshkrua si ‘krejtësisht e papranueshme’ nga kryetari Daniel Levy, i cili ka vepruar shpejt në një përpjekje për të ringjallur shpresat e pakësuara për top katërshen e Premier Ligës..
Për të lënë pas krahëve këtë situatë, ‘Spurs’ do të kërkojnë sot që rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Manchester United, skuadër kjo e cila po kalon nëpër një seri pozitive të rezultateve me tri fitore në tri ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.
Statistikë interesante është se Tottenham është pa barazim në shtëpi në Premier Ligë që nga dhjetori i vitit 2021 me 18 fitore, 8 humbje.
Ndeshja nis nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme: