LajmeMaqedoni

Arben Taravari takoi Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani

Kryetari i Komunës së Gostivarit takoi Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e cila këto ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Takim ky në të cilin është diskutuar për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik të dyja vendeve.

Shkrimi i plotë:

I nderuar të takoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila këto ditë po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, ku isha i shoqëruar nga nënkryetarja, Bujare Abazi dhe deputeti, Adnan Neziri, këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin tonë të përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon.

E urova Presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonal dhe ndërkombëtarë. Folëm edhe për normailizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, të cilat do të kontribuonin për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button