LajmeMaqedoni

Marrëveshja për korridorin 8 dhe 10-D, do ta shohin deputetët me certifikatë sigurie

Deputetëve të cilët kanë certifikatën e sigurisë, këtyre ditëve do t’u prezantohet marrëveshja e nënshkruar në mes Qeverisë dhe kompanisë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës 8 dhe 10-D, por nuk do të kenë kopje nga marrëveshja, bën të ditur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.  Ai tha se është njoftuar nga Qeveria se Marrëveshja do të prezantohet para deputetëve, respektivisht para Komisionit Parlamentar. Ndërsa, nëse kjo marrëveshje është e klasifikuar si jo publike dhe fshehtësi shtetërore, atëherë seanca do të jetë e mbyllur. Por, Xhaferi po ashtu theksoi se ai nuk pret që një seance e tillë do të mund të realizohet gjatë javës së ardhshme, por pret që e njëjta të realizohet nga mesi i muajit maj.  

“Duhet të shohim se në çfarë shkalle klasifikimi është dokumenti, të përcaktohet afati, cili trup punues do të marrë pjesë dhe cili kryetar komisioni do ta udhëheq atë seancë komisioni. Ai që do ta udhëheqë duhet të ketë certifikatë sigurie. Në këtë marrëveshje do të prezantohet marrëveshje, por nuk do t’u jepen kopje deputetëve, sepse është dokument i klasifikuar.”, – deklaroi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. 

Në lidhje me ndryshimet ligjore të disa ligjeve që duhet të përshpejtojnë ndërtimin e autostradave nga korridoret, të cilat kanë ngecur në tre seanca, komisioni për shkak se kryetarët e këtyre komisioneve janë nga opozita dhe nuk i caktojnë mbledhjet, kryeparlamentari shpjegoi se rregullorja e punës parashikon që nëse ligji nuk kalon në komision, ai nuk mund të shkojë në seancë plenare dhe të miratohet. Prandaj, kërkoi mirëkuptim nga të gjithë deputetët që të jenë bashkëpunues në interes të vendit edhe për ligjet tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button