LajmeRajon

Sekuestrohen 47 500 euro në Rinas, procedohen penalisht dy persona

Policia kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht 2 shtetas turq të cilën nuk deklaruan në kufi shumën e parave të cilën dispononin me vete.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi.

Policia ka sekuestruar shumën e parave prej 47 450 euro, ndërkohë që materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia.

Show More

Related Articles

Back to top button