Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe koordinator i projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, Artan Grubi ka njoftuar se është realizuar pagesa e parë ndaj realizuesit, gjegjësisht avansi, përcjell TV21.
“Qeveria, nëpërmjet të Ministrisë së Transportit dhe Ndërrmarjes së rrugëve, ka realizuar pagesën e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D.
Pagesa ka të bëje me paradhënien standarde (avans) si në çdo projekt tjetër si dhe me mobilizimin e realizuesit për punë në përputhje me kontratën.
Siç u tha, asgjë më nuk e ndal dot ndërtimin e korridoreve.
Është në duart e deputetëve që të vendosin a do të ndërtohen këto autostrada më shpejtë dhe shumë më lirë ose më ngadalë e shumë më shtrenjtë”, shkroi Grubi.