Organizata komunale e LSDM-së në Gostivar ka mbajtur tribunë partiake. Organizimi në nivel lokal, këshilli komunal dhe masat qeveritare anti-krizë, ishin disa nga temat që trajtuan pjesëmarrësit në panel. Dragolub Filiposki, deputet i kësaj partie nga Gostivari duke folur për masat qeveritare, tha se qeveria e udhëhequr nga LSDM kujdeset në vazhdimësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve në këtë kohë krize. Ai akuzoi VMRO-DPMNe-në opozitare, për siç tha, qasjen jo konstruktive që kjo parti tregon në këtë periudhë të vështirë financiare dhe për siç tha, frenimin e proceseve evropiane të vendit.
“Si deputet i LSDM-së nga Gostivari në këtë tribunë do prezentojë masat të cilat i kemi marrë në këto kohë të rënda si për shtetin tonë ashtu edhe për tërë rajonin. Për shkak të krizës në Ukrainë e dimë sesa e vështirë është kriza ekonomike, prandaj duam të themi se çfarë ka bërë kjo qeveri për qytetarët, cilat masa janë ndërmarrë, si kujdesemi për të punësuarit në arsim, në mbrojtjen fëmijërore, ndihmën sociale, masat për familjet me rrezik të të madh social. Poashtu, duam t’i rikujtojmë për sjelljen e VMRO-DPMNE-së e cila nga njëra anë flet për varfëri, nga ana tjetër në oborrin e bardhë blenë vazo prej 180.000 euro, parket prej 100.000 euro dhe gjëra të tjera. Poashtu, duam t’i rikujtojmë qytetarët për atë çfarë ka bërë kjo qeveri për anëtarësim në NATO, për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçarë me kishën, me një fjalë për të gjitha proceset evropiane që ndodhin në shtetin tonë. Poashtu, t’i rikujtojmë sesi VMRO-ja e frenon gjithë atë proces, si flasin për patriotizëm dhe shtetin kurse në Këshillin e Partive Evropiane përkrahin rezolutë e cila është kundër shtetit tonë. Pra, rikujtim si për masat ekonomike dhe për politikat e këqija të opozitës”, Dragolub Filiposki, deputet i LSDM-së.
Igor Veljanovski, kryetari i LSDM-së në Gostivar, tha se si udhëheqës i ri do të angazhohet për unifikim të partisë në nivel lokal, e gjithë kjo sipas tij, që LSDM-së t’i sjellë fitoren e radhës në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato.
“Kjo tribunë organizohet në korniza të tribunave tjera që LSDM i mbanë në të gjithë Maqedoninë. Qëllimi i kësaj tribune është që ta mobilizojmë anëtarësinë, unë jam kryetar i ri dhe kjo është mundësi e mirë që të prezentohem para auditorit më të gjerë. Do të flasim për organizatën tonë komunale, pushtetin lokal këtu në Gostivar dhe për atë se çfarë masa merr LSDM në pushtetin qendrorë. Do flasim edhe për unitetin tonë pse ai është aq i rëndësishëm dhe sigurisht për atë që në zgjedhjet e ardhshme sërish të fitojmë”, Igor Veljanovski, kryetari i LSDM-së në Gostivar.
Para të pransihmive folën edhe Stanisha Mateski dhe Ema Neshkovska, këshilltarë nga radhët e LSDM-së në Këshillin e Gostivarit. Në tribunë morën pjesë edhe anëtarë të organeve partiake të këtij subjekti nga niveli qendror.