LajmeSport

Juventus gjen në Ligue 1 zëvendësuesin e Allegrit

Drejtuesit e rinj të Juventus nuk janë të lumtur me futbollin që ofron trajneri Massimiliano Allegri. Tekniku livornez po has vështirësi në ndërtimin dhe zbatimin e një skeme fikse teksa ndryshon shpesh vendosjen dhe emrat në fushë me skuadrën që nuk fiton aftësinë për të memorizuar lëvizjet. Ndaj, nëse bardhezinjtë dështojnë të kualifikohen në finalen e Europa League dhe nuk mundin të kalojnë gjysmëfinalen ndaj spanjollëve të Sevillas, atëherë Allegri pritet të shkarkohet me siguri.

Madje, në Francë janë të sigurt se torinezët e kanë gjetur edhe zëvendësuesin e 55-vjeçarit. Sipas Le’Equipe, i preferuari i Juventus është Igor Tudor. Kroati është duke zhvilluar një sezon fantastik në elitën franceze teksa marsejezët renditen në vendin e dytë pas Paris Saint-Germain, që duhet thënë se është e një tjetër kategorie. Kështu, puna e Tudor nuk ka kaluar pa u vënë re, aq më tepër që kroati e ka të lidhur historinë e tij me Juventus.

45-vjeçari është ish-lojtar i “Zonjës së Vjetër”, ndërsa ka shërbyer në këtë klub edhe si asistent i Andrea Pirlos në sezonin 2020-2021. Tudor e njeh mirë ambientin ardhezi dhe mund të jetë i duhuri për të rikthyer sërish frymën e bashkëpunimit dhe të familjes në një grup që duket se ka humbur entuziazmin.

Show More

Related Articles

Back to top button