GostivarLajmeSport

Gjenerata 2010 pranë Akademisë së Futbollit të K.F Gostivari shpallet kampion në nivel rajonal

Akademia Futbollistike e Gostivarit ka shënuar një sukses të ri në historikun e saj. Me gjeneratat e vitit 2010 është shpallur kampion në nivel rajonal. Në ndeshjen e fundit kampionale, futbollistët e ri të K.F Gostivarit u përballën me moshatarët e tyre nga K.F“Renova” , nga ku dolën me fitore bindëse. Berat Ismaili trajneri i kësaj grup-moshe shprehet se pas një pune plot përkushtim, suksesi nuk kishte se si mungonte, duke potencuar se të rinjtë që ushtrojnë në këtë akademi janë lojëtarë të talentuar dhe kanë interes të madh për sportin e futbollit.

“Kjo është një gjeneratë shumë e talentuar ku jemi duke punuar dy-tre vite me të njejtit fëmijë. Sot u përmbyll kampionati i gjeneratës 2010-të. Këtë vit për herë të parë është luajtur me sistem pikësh dhe realisht bëhet fjalë për fëmijë tepër të talentuar nga të cilët presim një të ardhme të ndriçme. Shpresojmë disa nga këta fëmijë të vazhdojnë të merren me futboll, të na përfaqësonjnë në ekipin e parë pse jo edhe më gjerë”, deklaroi Berat Ismaili, trajner.

Nga gjithsejt 21 ndeshjet e luajtura, kjo gjeneratë arriti të realizojë 20 fitore dhe një barazim. Trajneri Ismaili shpreson që edhe K.F “Gostivari” sivjet të arrijë të inkuadrohet në Ligën e Parë me çka, thotë ai, suksesi do të ishte i kompeltuar.

“Kanë 20 fitore dhe vetëm një barazim dhe realisht u shpallën me plotë meritë kampion edhe pse kishim ekipe me përvojë që mabruan pas nesh sikurse K.F ‘Shëndija’, K.F ‘Renova’. Këta fëmijë terguan se janë më të mirët për këtë vit. Tani kur kanë mbetur edhe pak xhiro edhe për ekipin e parë për t’u inkuadruar në Ligën e Parë, atëherë edhe ky sukses i yni do të jetë i plotë pasi duke e ditur se me inkuadrim në Ligën e Parë ndoshta do të kemi riorganizim të ri edhe në Akademinë e klubit dhe mos na ndodh si viteve tjera pasi kemi fëmijë tepër të talentuar, por pastaj detyrohemi t’i dërgojmë në klubet tjera për t’u zhvilluar për shkak të kushteve apo organizimit”.

Florent Ademi, Efe Raifi dhe Vigan Tairi janë tre nga futbollistët e kësaj gjenerate të cilët tregojnë eksperiencat e tyre nga kjo pjesëmarrje, mes tjerash ata falemnderojnë dhe trajnerin e tyre për punën më ta.

“Ishte e vështirë por ne arritëm këtë sukses karshi ekipeve tjera me të cilët kemi luajtur dhe shpresojmë të bëhemi kampion edhe në Shkup. Garat ishin të vështira por ne ia dolëm me trajnerin tonë Berat Ismaili nga i cili jemi tepër të kënaqur”, deklaroi Florent Ademi, futbollist i Akademisë së Gostivarit të gjeneratës 2010.

“Ky sezon për ne ishte shumë i bukur dhe na solli lumturi. Dua të falenderojë shokët e skuadrës, familjen, trajnerin sepse me mbështetjen e të gjithve arritëm këtë sukses”, deklaroi Efe Raifi, futbollist i Akademisë së Gostivarit të gjeneratës 2010.

“Ishte pak e vështirë për t’u bërë kampion, sidomos e vështirë ishte loja me ‘Shkëndijën’, me ‘Renovën’. Shpresojmë të dalim kampion edhe në Shkup”, deklaroi Vigan Tairi, futbollist i Akademisë së Gostivarit të gjeneratës 2010.

Ky sukses shihet si një motivim shtesë, dhe kjo gjeneratë dëshmon me potencialin që ka se janë të gatshëm drejt fitoreve të reja edhe në vitet e ardhshme.

Show More

Related Articles

Back to top button