E ardhmja e Lionel Messit është e paqartë.
Mediat e huaja gjithnjë e më shumë janë të bindura për rikthimin e argjentinasit në “Camp Nou”, pasi rinovimi i tij me PSG duket se nuk do të ndodh, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë me vështirësitë financiare te Barcelona rikthimi i tij duket gjithnjë e më i largët. Duke pasur parasysh këtë Pep Guardiola do të takohet me bordin e Manchester Cityt dhe me agjentët e sportistit për të rënë dakord për sezonin e ardhshëm.