LajmeMaqedoni

Manifestim tradicional në Sllupçan, Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës do të mbahet manifestimi tradicional: Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur. Organizator i këtij manifestimi tradicional  është SHVL-Ushtria Çlirimtare Kombëtare-Likovë-Kumanovë.

Në Sllupçan do të ketë mysafirë të shumtë, mes tyre kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Hydajet Hyseni, zyrtar i lartë i VV-së, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, si dhe për herë të parë do të marrë pjesë Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button