Liga e Kombeve, Maqedonia kundër Kosovës e Bullgarisë
UEFA për herë të para hodhi shortin për Ligën e Kombëve, në konkurencën e femrave, ku futbollistet e Maqedonisë mësuan kundërshtaret në ciklin eliminator.
Maqedonia do jetë në Divizionin C, ku ishte bartëse dhe do të garojë në Grupin C5, së bashku me Kosovën dhe Bullgarinë. Në muajin shtator, tetor dhe nëntor, Maqedonia do t’i zhvillojë katër përballjet e planifikuara me këto 2 kombëtare, pas së cilës kombëtarja fituese e grupit C, do të kualifikohet në Divizionin B.
Aty është kombëtarja e Shqipërisë, e cila në Grupin B1, do të përballet me Republikën e Irlandës, Iralndës Veriore dhe Hungarisë.