LajmeMaqedoni

Moti sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor do të diktojnë motin edhe në vendin tonë duke sjellë në pjesën më të madhe të ditës vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, duke sjellë në vendin tonë rreshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jug-lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 19°C.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17°C.

Show More

Related Articles

Back to top button