LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në Grupin punues për reforma në legjislacionin zgjedhor

Grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor ka mbajtur seancën konstituive. Kryetar i grupit punues është Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.

Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor.

Edhe pse bëhet fjalë për Grup punues që angazhohet për reforma në legjislacionin zgjedhor, megjithatë, partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM ende nuk i është bashkëngjitur grupit punues, ndërsa ministri Krenar Lloga u bëri thirrje që të bashkëngjiten dhe nëpërmjet të procesit debatues dhe diskutues t’i parashtrojnë të gjitha propozimet dhe iniciativat për reforma në legjislacionin zgjedhor.

Show More

Related Articles

Back to top button