LajmeMaqedoni

Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimeve për “27 Prillin”

Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës e Lartë i hodhi poshtë si të pabazuara kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup në për rastin e njohur në opinion si “27 Prilli”.

Në njoftimin e publikuar nga Gjykata e Lartë thuhet se kërkesa për rishqyrtim të vendimit të Gjykatës Penale dhe Gjykatës së Apelit janë të pabaza.

“Këshilli për vepra penale në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 26.04.2023, vendosi për kërkesat e parashtruara për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë në rastin e njohur për publikun si “27 Prilli”.

“Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë aktgjykim me të cilin kërkesat e paraqitura për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale të datës 15.03.2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup me datë 12.02.2021, i hodhi poshtë si të pabaza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button