Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin serb për ngjarjen e sotme në një shkollë në Beograd ku mbeten të vrarë nëntë persona.
Rama përmes një shkrimi në” Twitter”, tha se është e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme, teksa të plagosurve iu uroi shërim të shpejtë.
“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe”, shkroi Rama.
Kujtojmë se, mëngjesin e sotëm, një 14-vjeç vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd poashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë./Arbresh.info/