LajmeMaqedoni

Kalleska-Vançeva: Shumica parlamentare propozoi ligje me të cilën kufizohet lartësia e interesit në borxhe

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Snezhana Kalleska-Vançeva në konferencë për shtyp theksoi se shumica parlamentare propozoi ligje me të cilën kufizohet interesi i borxheve.

“I vjen fund interesave enorme që deri tash kanë qenë edhe më të larta se vet borxhi. Me ndryshimet e reja ligjore, nuk interesi në dënim nuk mund të jetë më i madh se borxhi”, deklaroi Kalleska-Vançeva.

Ajo sqaroi se për një borxh prej 1.000 denarëve, me ndryshimet e reja ligjore, interesi me dënim maksimum mund të jetë deri në 1.000 denarë.

“I vendosëm fund interesave enorme që tejkalonin borxhin dhe mbanin peng qytetarët dhe familjet”, u shpreh ajo duke u bërë thirrje deputetëve kolegë të votojnë këto ndryshime ligjore./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button