GostivarLajmeSport

Fillon selektimi i nxënësve në paralelen e Akademisë së Futbollit pranë Gjimnazit të Gostivarit

Edhe njëmbëdhjetë ditë fillon selektimi i nxënëse semimaturantë për regjistrim në shkollën e mesme shtetrore “Akademia Sportive” pranë Gjimnazit të Gostivarit. Ky drejtim me sukses të madh funksionon tanimë tetë vite, ndërsa nxënësit që kanë dalë nga aty sot janë pjesë e elitës së futbollit vendor. Pjesa teorike ndiqet në shkollë, kurse praktika në sallën e sportit ose në terrenet sportive në të hapur, konkretisht tek stadium ndihmës i qytetit të Gostivarit. Kjo paralele ka filluar dhe vazhdon të jetë projekt mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë për Rini dhe Sport, Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe UEFA-s. Hasime Stafaji, profesoreshë e lëndës së gjuhës angleze, thotë se lënda që ajo ua ligjeron këtyre nxënësve është me prioritet, pasi nxënësit e kësaj akademie dalin edhe jashtë shtetit dhe ju shërben për komunikim më të lehtë.

“Kemi tre paralele, vitin e parë, të dytë dhe të tretë. Kemi shpresë se do kemi regjistrime edhe për vitin e ardhshëm shkollor pasi inetersimi është i madh. Nxënësit të cilët i kemi janë shembullor, të rregullt si në praktikë ashtu edhe në teori. Disa nxënës i kemi edhe nga qytete të tjera sikurse Prilepi, Kërçova, Kumanova, Tetova, pra kemi nxënës të përzier. Si gjuhë të dytë e kanë anglishten pasi ajo është prioritet për avansimin e tyre, pasi nxënësit dalin edhe jashtë, mbajnë atje trajnime, kanë konktakt me lojtarë të tjerë nga shtete të ndryshme”, deklaron Hasime Stafaji, profesoreshë e lëndës së gjuhës angleze.

Flutra Saiti, profesoreshë e lëndës gjuhë shqipe dhe letërsi, thekson se nxënësit që mbarojnë këtë akademi kanë të drejtë të studiojnë çfarë të duan pas përfundimit të Akademisë.

“Gjuha shqipe si lëndë është obligative, ndërkohë nxënësit e kësaj akademie kanë ëndrrat dhe aspiratat e veta për t’i realizuar pasi kanë të drejtë studimi në çdo lëmi pasi mbarojnë këtë shkollë. Programi mësimor realizohet me sukses dhe besoj se kemi tre gjenerata të shkëlqyera dhe presim në shtator gjeneratën e re. Nxënësit kanë interesim, nuk janë të zhgënjyer”, deklaron Flutra Saiti, profesoreshë e lëndës gjuhë shqipe dhe letërsi.

Besar Ismaili, mentor i vitit të parë pranë akademisë sportive, deklaron se në pjesën teorike nxënësit aftësohen mbi gjithçka rreth asaj me të cilën ballafaqohen në fushë.

“Te vitete e para fillojmë me historinë e futbollit, pastaj është pjesa e rregullave të futbollit, teknika dhe elaborimi i taktikës. Rëndësi të veçantë i jepet teknikës së lojës së futbollit dhe asaj taktike, pasi që ato pastaj në praktikë i shohin, kurse ne në teori ua sqarojmë si duhet të jetë një veprim në momente të ndryshme”, deklaron Besar Ismaili, mentor.

Feta Sulejmani, mentor i viteve të dyta pranë akademisë sportive sqaron se nxënësit me mesatare të lartë mund të përfitojnë edhe bursa mujore, ndërkohë ata nxënës që vijnë nga qytete të tjera, kanë të siguruar vendosjen te internati i nxënësve në Gostivar.

“Ju dëshirojë mirëseardhje të gjithë nxënësve të cilët duan të jenë pjesë e Akademisë Sportive në Gostivar. Ata që nuk janë nga qyteti i Gostivarit, kanë mundësi që të akomodohen në Konviktin e Gostivarit. Nëse nxënësi ka mesataren e lartë të notës, kanë mundësi të marrin bursë e cila është e vlefshme deri në përfundimtë shkollimit të mesëm, në Akademinë e Sprotit”, deklaron Feta Sulejmani, mentor.

Mensur Jakupi trajner kryesor pranë akademisë së sportit drejtimi futboll, theksoi se ky drejtim ka për qëllim të sitsematizojë futbollistët që kanë talent.

“Qëllimi i gjithë këtij projekti është që të gjithë ata nxënës që posedojnë talent futbolli, pasi ta kryejnë klasën e nëntë të mund të bëhen pjesë e Akademisë Sportive ku ju mundësohet që ata ta zhvillojnë edhe më tej talentin e tyre. Pastaj, në bashkëpunim me klubet amë, përplilohet programi zhvillimor i tyre. Nxënësit që janë anëtarë edhe të reprezentacionit të Maqedonisë u përpilohet poashtu program special nga ana e profesorëve që gjatë periudhës kur mungojnë në procesin mësimor, mos ngelin pas me mësimet. Mbajnë mësim online me profesorët nga kampet kudoqoftë. Akademia ka dhënë rezultate dhe sot kemi nxënësit tanë që kanë kryer me sukses edhe fakultete të ndryshme si në ekonomi, mjekësi apo juridik”, deklaron Mensur Jakupi, trajner i akademisë së sportit në Gostivar.

Nxënësit e kësaj akademia njëkohësisht janë edhe pjesë e skuadrave të njohura futbollistike vendore. Ata pos nga Gostivari dhe rrethina, vinin edhe nga qytete dhe shtete tjera. Leo Tarushi nga Prenjasi i Shqipërisë, Hamza Memeti nga Kumanova, Haxhi Useini nga fshati Presillë i Krushevës, Artan Ismaili nga fshati Balindoll i Gostivarit dhe Edis Bajrami nga fshati Toplicë i komunës së Vrapçishtit, theksojnë se janë jashtë mase të kënaqur me kushtet dhe zgjedhjen që të jenë pjesë e kësaj shkolle e cila u ka hapur dyert disa prej tyre të bëhen edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë te grup-moshat e reja.

Pas selektimit, nxënësit i nënshtrohen edhe një testimi, ndërsa në këtë paralele në Gostivar mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. Ndryshe, selektimi do të bëhet me datë 15 të këtij muaji.

Show More

Related Articles

Back to top button