Ka arritur në 8 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në Mlladenoc të Serbisë.
Siç mëson Kurir nga terreni, vrasësi i dhjetëfishtë U.B. ndodhet ende në fshatin Shepshin, ku policia e ka rrethuar. Negociatat janë duke u zhvilluar dhe dyshohet se vrasësi ka marrë pengje në shtëpi.
Në të shtënat që kanë ndodhur në afërsi të Mlladenovcit, kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, mëson “Telegraf.rs”.
Policia ka nisur kërkimet për Urosh Blazhiq, 21 vjeçar, i cili për herë të fundit është parë afër Mali Pozharevcit.
I dyshuari është me një veturë të tipit “Mercedes”.
Në sulmin e përgjakshëm, ai plagosi shtatë persona të tjerë. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.
Ai qëlloi viktimat me automatik dhe dyshohet se ende është i armatosur.