Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e shërbimeve hoteerike në muajin prill krahasuar me marsin e këtij viti janë rritur për 2.6%.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje ka në grupin e ushqimit për 3%, pije alkoolike për 1.6%, pije joalkoolike për 2.8% dhe bujtje për 1.5%.
Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, çmimet hotelerike janë më të larta për 12.3%.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar – prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 13.5%, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2022 është më i lartë për 1.6%./Telegrafi/